Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor 2025 | 13:21

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat.

Sipas burimeve, avokati R.Ll ka kërkuar të hyjë në zonën ku kalohet personat përmes detektorëve të metaleve, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.

Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë policia e Vlorës, e cila ka shoqëruar avokatin për në komisariat me qëllim sqarimin e situatës.

Nuk dihen ende arsyet e plota të përplasjes, ndërsa pritet që ngjarja të sqarohet pas marrjes së dëshmive nga të përfshirët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026