Avokati i efektivit që qëlloi kamarierin: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi

28 Korrik 2025 | 12:42

Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Ardian Isufi, efektivit të policisë që u përfshi në incidentin e dhunshëm ndaj kamarierit në Vlorë, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen që ka ngjallur reagime të forta publike.

Në fjalën e tij, Cakrani theksoi se klienti i tij nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë, një veprim që sipas tij është i dënueshëm moralisht, por jo penalisht.

“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun, që kërkon dënim të ashpër për çdo incident,” u shpreh ai.

Avokati ngriti gjithashtu pretendime për pamjet filmike, duke theksuar se ato që janë vënë në dispozicion të publikut janë “të cunguara”. Sipas tij, pas incidentit me kamarierin, ka pasuar një konflikt i dhunshëm ku rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë.

I pyetur për rolin e klientit të tij në incident, Cakrani theksoi se dhuna ndaj kamarierit është ushtruar nga një mik i efektivit, ndërsa Ardian Isufi nuk ka përdorur dhunë fizike, por ka përgjegjësi morale për faktin që nuk e ndaloi mikun e tij.

“Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” tha Cakrani.

Ai shtoi se edhe dhuna ndaj efektivit të policisë duhet të hetohet dhe dënohet, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kushte të vetëmbrojtjes dhe se “fakti që është goditur kamarieri, nuk do të thotë që efektivi të dhunohet dhe dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

Sa i përket pretendimeve se ka qenë pikërisht efektivi Isufi ai që ka goditur fillimisht pronarin e biznesit, avokati u shpreh se edhe nëse ky version është i vërtetë, pronari i hotelit duhet të kishte thirrur policinë, jo të përfshihej fizikisht në përleshje.

Në përfundim, Cakrani kërkoi që të bëhen publike të gjitha pamjet filmike të plotë, duke deklaruar se nëse ato tregojnë qartë se klienti i tij ka dhunuar kamarierin dhe ka goditur pronarin e biznesit, “nuk do të dalë më askund në publik”.

Ai theksoi se ngjarja duhet të hetohet në të gjitha detajet, jo vetëm për përgjegjësinë e klientit të tij, por edhe për ata që ushtruan dhunë ndaj tij pas incidentit fillestar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026