Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon Rama: Të përjashtohet pa kthim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit, jashtë orarit të shërbimit, goditi një kamarier në një lokal.
Kreu i qeverisë kërkon “përjashtimin e këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe dorëzimin e tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.”
“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë.”-tha shkruan Rama.
Në postimin e tij, Rama thekson rritjen e përgjegjësisë për të gjithë punonjësit e shtetit, veçanërisht ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Janë përfshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt me komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.”- shkruan kryeministri.
Rama përmend edhe masa konkrete që parashikohen në paketën e re ligjore.
“Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.”-përfundon Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit