Avokati i familjes Cani: Vrasja e Martinit do të ishte shmangur nëse shkolla…

10 Dhjetor 2025 | 22:04

Redi Rama, avokati i familjes së Martin Canit, adoleshtit të vrarë pranë shkollës Fan Noli pas një zënke me bashkëmoshatarin, tha në emisionin Noë në Euroneës Albania se ngjarja e rëndë tregoi dështimin e institucioneve

Sipas tij, vrasja e 15-vjeçarit mund të ishte shmangur nëse shkolla nuk do ta fshihet incidentin me qëllimin për të ruajtur emrin e mirë por do ta kishte denoncuar në kohë konfliktin për të cilin kishin dijeni.

‘Institucionet e shtetit shqiptar kanë dështuar me fëmijët, nuk është faji vetëm i një personi të pandehur, që ishte i mitur, me gjithë situatën që ne e dime. Problemi është më i gjerë; ne kemi thyer disa rregulla, disa morale të shoqërisë, ne nuk kemi më shoqëri, kemi goditur edhe institucionet e kultit, ato sociale, gjithë institucionet e tjera që bëjnë komunitetin dhe ja kemi lënë në dorë vetëm institucioneve shtetërore për të zgjidhur disa çështje përtej familjes dhe ato nuk kanë arritur të zgjidhin asgjë dhe kanë dështuar totalisht. Ndaj, ndodhin këto situata siç ishte rasti i Martin Canit, ngjarja e Durrësit dhe ngjarjet e tjera të të miturve. Vrasja e Martin Canit mund të ishte shmangur nëse do ishte njoftuar për konfliktin dhe nëse shkolla nuk do vriiste mendjen për ankimin e saj por do ta deklaronte incidentin. Nuk e ka deklaruar incidentin se i dilte nami i keq i shkollës, kjo është e papranueshme’, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026