Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn
Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij Luis Meçja, nëntorin e vitit të kaluar.
Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin Marjo Perlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit që parashikuar për këtë vepër në kodin penal.
Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e prokurorisë, Perlleshaj nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.
Në seancën e radhës, Gjykata penale e Tiranës do të shpallë vendimin përfundimtar për vrasjen e të ndjerit Martin Cani, ngjarje e shënuar në 18 nëntor pranë shkolles 9-vjeçare Fan Noli në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë