Avokati i përgjigjet Ulsi Manjës për 21 janarin: Mos i jep leksione prokurorëve

22 Janar 2023 | 20:45

Avokati Jordan Daci e sheh si të pavend deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja drejtuar prokurorëve për çështjen e 21 janarit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Daci u shpreh se Manja nuk mund t’i japë leksione prokurorëve dhe udhëzime.

Sipas tij, është e papranueshme që në një sistem demokratik, të dëgjosh deklarata të tilla.

“Përderisa ministri i Drejtësisë del edhe mban leksione për reformën në drejtësi, duhet t’i mësojë vetes në radhë të parë, pastaj të tjerëve. Nuk ka pse i jep udhëzime prokurorëve.

Prokurorët janë shumë të ditur, madje më të ditur sesa ai për punën që bëjnë përditë, edhe gjyqtarët. Gjëja më e papranueshme në një sistem demokratik, është që ministri i Drejtësisë të bëjë ato lloje deklaratash”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026