Ish-prokurorja i përgjigjet socialistëve për kallëzimin e 21 janarit
Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj ka komentuar deklaratën e disa prej politikanëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë thënë se do të dorëzojnë një kallëzim në Prokurorinëe Posaçme (SPAK) për 21 janarin.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj u shpreh se ka një lloj trysnie dhe presioni edhe ndaj prokurorëve që e kanë këtë dosje në dorë.
Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.
“Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicuineve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.
Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë.”, theksoi ajo.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë