Avokati i Popullit, Balla i tregon opozitës firmat: Po talleni me kandidatët

11 Dhjetor 2025 | 11:23

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se opozita tallet edhe kërkesat e saj për mocion me debat. Sipas tij opozita i lë në rrugë kauzat që nisin.

Balla gjithashtu komentoi ofendimet e Flamur Nokës para se të ndërpritej seanca për 10 minuta. Ai i përmendi Nokës gabimin që ka bërë lidhur me ngritjen e flamurit në Vlorë.

“Serioziteti i forcës tuaj politike për kauzat që i lini rrugës është edhe kjo tallje që po bëni sot. Të lutem ka mundësi ti them edhe unë dy fjalë. Kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE/ODIR për zgjedhjet.

Do ishte në nderin e forcës politike që ka kërkuar mocionin me debat të ndaleshim e të caktonim një kohë për të zhvilluar këtë debat që ta ndjekin qytetarë. Po ju talleni më të gjitha kauzat që nisni.

Talleni me kërkesën tuja për mocion me debat përzgjedhjet, talleni me kandidatët. Si thatë si thatë, lepuri. Ne jemi këta, nënkryetar i partisë që është këtu, ne jemi anëtarët e kryesisë që jemi këtu. Ne kemi firmosur për ta. Të të fryjë ky, ky Flamuri që nuk e di se kur është ngritur flamuri është fundi i botës”, tha ndër të tjera Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026