Avokati i Popullit del me raport paraprak, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës
Avokati i Popullit ka monitoruar protestën e opozitës që u zhvillua të dielën në kryeqytet dhe ka dalë me një raport paraprak mbi zhvillimin e saj.
Ekipi i këtij institucioni vizitoi spitalet dhe komisariatet për të intervistuar protestuesit e ndaluar dhe ata të lënduar.
“Nga të dhënat paraprake rezulton se të paktën 12 persona të rritur janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur janë liruar pas marrjes në pyetje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se në Spitalin e Traumës, një protestues raportoi se ishte përdorur dhunë nga policia, për të cilën tashmë ka nisur hetimi përkatës. Raporti i detajuar do të publikohet pasi të përfundojë hetimi administrativ.
Avokati i Popullit thekson se mbështet vetëm tubimet paqësore dhe u bën thirrje forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht situatës gjatë protestës. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e transparencës për protokollet e përdorura nga policia, veçanërisht për përdorimin e gazit lotësjellës dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e turmave.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara