Avokati i Popullit takon Ambasadorin britanik: Fokusi te të drejtat e njeriut dhe perspektiva e të rinjve në Shqipëri

24 Shkurt 2026 | 14:34

Avokati i Popullit, Endri Shabani, zhvilloi këtë të martë një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.  Mësohet se në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të njeriut, forcimi i rolit të Avokatit të Popullit dhe vizioni për një institucion që garanton llogaridhënien dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Gjatë takimit, nga Avokati i Popullit u prezantua nevoja për të ndërhyrë me një perspektivë të qartë për t’u dhënë shpresë të rinjve shqiptarë, duke krijuar kushte që ata ta shohin të ardhmen e tyre në vend. U diskutuan gjithashtu për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si një nga shtyllat e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.

Sakaq, Shabani prezantoi vizionin e tij për modernizimin e institucionit të Avokatit të Popullit, duke premtuar një reformë që e pozicionon institucionin si mbrojtësin kryesor të qytetarëve që deri më sot janë ndjerë të padëgjuar.

Ambasadori Abbott konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për vizionin e paraqitur, duke vlerësuar rolin e Avokatit të Popullit si një gardian i dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.

Takimi u përmbyll me një dakordësi për të intesifikuar partneritetin strategjik, duke u fokusuar në projekte që modernizojnë punën e Avokatit të Popullit dhe rrisin forcën e tij në mbrojtje të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026