Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

30 Gusht 2022 | 11:03

Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.

Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.

Korrespondenti i Euronews Albania në Elbasan, Renato Tafani citoi avokatin Saimir Visha i cili deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka disa pika në të cilat ai mbështet dhe apelimin e vendimit.

Sipas Vishës, Alpatov nuk ka qenë në vendngjarje kur janë ngritur akuzat për të. Një tjetër argument që përdor avokati është dhe deklarata e kryeministrit Rama i cili ka thënë se uzina në Gramsh është e deklasifikuar.

Ndër të tjera, sipas Vishës, akuza që rëndon mbi klientin e tij ukrainas, nuk përbën rrezik për mbrojtjen e shtetit.

Ukrainasi dhe dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari u arrstuan mbrëmjen e së shtunës më 20 gusht pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Teksa tentuan të futeshin në uzinë, ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Mbi 3 të huajt rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026