Avokati sqaron ligjin: Transkriptet e Artan Hoxhës nuk përbëjnë prova për 21 janarin
Juristi Gent Rumano shpjegoi në emisionin Review në Euronews Albania pse transkriptet e nxjerra nga gazetari Artan Hoxha nuk përbëjnë prova për 21 janarin.
“Që duhet të bëhet një verifikim patjetër, por mbasi të publikohet audioja. Ka standarde ligji se si rifillon një hetim, ndaj kujt hapet një çështje. Deri në këtë moment transkriptet e publikuara nga Hoxha nuk përbëjnë provë”, tha juristi.
Rumano shpjegoi se vetëm nëse publikohet audioja e këtyre transkripteve, atëherë policia mund ta konsiderojë si provë duke thirrur hoxhën për të vërtetuar autenticitetin e materialit.
“Janë vetëm disa pamje të nxjerra, shkrime mbi video, po të isha prokuror do të kisha pasur një rezervë për t’i cilësuar si provë pasi mund të jenë edhe bllof. Nëse do të nxirreshin si audio, prokuroria nuk do të kishte asnjë justifikim për ta konsideruar si provë. Nëse publikohet audio, prokuroria do të nisë një verifikim, do të thërritet Hoxha të dorëzojë kopjen origjinale të audios. Burimi nuk mund të merret forcërisht por vullnetarisht, mostregimi i burimit do të vinte në dyshim vërtetësinë e materialit, që përndryshe do kërkojë ekspertizë që mund të zgjasë me vite”, tha juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026