Ekskluzive/ Çuko: Ligjin e Gardës me të cilin u veprua në 21 janar e kam hartuar unë
Arben Çuko, ish-deputet i PS, ish-komandat i Gardës zbuloi në emisionin Review në Euronews Albania se ligji i Gardës me të cilin u veprua në 21 janar është hartuar në kohën kur ai e drejtonte këtë institucion në 2003.
“Për hapjen e zjarrit, ligji e ka: gardisti në detyrë hap zjarr bazuar në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, kur sulmohet personaliteti, objekti dhe veprohet bazuar në parimin themelor të proporcionalizmit”, tha Çuko.
Në bazë të këtij parimi, tha Çuko, në të njëjtën masë me veprimin do kundërveprosh dhe ky parim të detyron që armën ta përdorësh si mjetin e fundit brenda territorit kur rrezikohet seriozisht jeta nga një sulm i qenësishëm.
“Nga rrezikohej jeta e kryeministrit, nga gurët? garda ka mjete të tjera, ka plumba gome, ata shkuan direkt te armët”, tha Çuko.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge