Prokuroria vegël e Berishës, xhaxhai i Aleks Nikës: S’kemi shpresë për drejtësi

21 Janar 2023 | 20:51

Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vrarë në 21 janar tha në emisionin Review në Euronews Albania se i kanë humbur shpresat që do të bëhet drejtësi për tragjedinë që i mori jetën djalit të tyre.

Nika e cilësoi vrasje politike ekzekutimin e Aleksit dhe të tjetër në 21 janar.

“Prokuroria s’e ka kryer detyrën, vendi i ngjarjes është prishur nga gardistët, por shumë pak prova janë lënë. Ata kanë lënë gjurmë. Në rastin konkret prokuroria nën ndikimin e Sali  Berishës e ka hetuar çështjen në mënyrë të përciptë. Babai i Aleksit e ka dëgjuar me veshët e tij si janë dhënë urdhrat nga Ndrea Prendi. Janë prova të pakontestueshme që vënë para përgjegjësisë jo vetëm drejtuesin e gardës, por edhe drejtuesit e tij, Berisha dhe Basha. Juristët janë ende nën ndikimin e Berishës. E kam të vështirë të besoj se SPAK mund të bëjë drejtësi. Nuk mundet asnjë jurist, asnjë gjykatës ta mbyllë çështjen siç kanë bërë deri tani si në rastin e plumbit të Aleksit. Është taktikë që çështja të zvarritet”, tha Nika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026