Provat për 21 janarin/ Artan Hoxha: Prokuroria duhet të vijë tek unë, jo e kundërta
Gazetari Artan Hoxha ka folur në Euronews Albania në lidhje me materialet e publikuara prej tij për 21 janarin, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I ftuar në emisionin Review, Hoxha tha se audion ku dëgjohet kreu i Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që të udhëzojë vartësit të mbajnë armët gati, nuk e ka çuar në prokurori pasi nuk ka besim te organi i akuzës.
Gjithashtu Hoxha shtoi se është detyrë e prokurorisë që të shkojë tek ai dhe të administrojë provën e publikuar.
“Unë e kam parë të arsyeshme të njoftoj familjarët. Së dyti kohët e fundit janë parë disa veprime që gazetarët përpara se të bëjnë një denoncim publik shkojnë në prokurori. Gazetarët nuk shkojnë në prokurori, prokuroria vjen te gazetarët. Detyra ime është të informoj publikun dhe t’i them cila është e vërteta. Me ligj organi i akuzës e ka që në momentin që bie në dijeni për një vepër penale, ai menjëherë merr masa dhe shkon merr materialet. Mua më kanë shoqëruar live dhe m’i kanë mbajtur 6-vite celularët, është prokurori që vjen të marrë provën. Deri tani nuk ka ardhur njeri. Kjo është arsyeja pse unë nuk e kam çuar në prokurori është e para se nuk kam besim, por e dyta se duhet të vijnë ata ta marrin”, tha Hoxha.
LEXO GJITHASHTU:
- Prokuroria vegël e Berishës, xhaxhai i Aleks Nikës: S’kemi shpresë për drejtësi
- Shpërthen Artan Hoxha: Turpi i atyre që vazhdojnë ngushëllimet me karafila
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge