Avokati tregon shifrën: Milionat e eurove që duhet të kthejë familja Berisha
Avokati Idajet Beqiri e konsideron presion ndaj SPAK-ut dhe gjykatës, deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se do nxjerrë popullin në shesh për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri u shpreh se ka ikur koha e këtyre presioneve ndaj institucioneve.
Sipas tij, Berisha dhe familja e tij, duhet të kthejë pasurinë mbi 300 milionë euro.
“Do ta nxjerr popullin në rrugë thotë, do vijë e gjithë Shqipëria në Tiranë, për këtë mega aferë dhe do bëjë revolucion. Është presion, bjer aty ku dhemb, te SPAK-u dhe te gjykata. Ka ikur koha e këtyre presioneve.
Saliu me familjen e vet, që e inkriminon ai, duhet t’u dorëzojë shqiptarëve pasurinë prej mbi 300 milionë euro. Të rriten pensionet e njerëzve dhe të marrin dëmshpërblimin njerëzit që i vrau”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen