“Kush ka dy-tre shtëpi të taksohet dhe hetohet”, thirrja e anëtarit të Nismës Thurje
Anëtari i Nismës Thurje, Marsel Rupi thotë se një nga mënyrat sesi pushteti vendor vjedh qytetarët, është taksimi i banesës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rupi u shpreh se një person i cili ka vetëm një banesë, paguan të njëjtën taksë si dikush i cili ka dy ose tre banesa.
Sipas tij, personat që kanë më shumë se një banesë duhet të taksohen më shumë dhe të hetohen.
“Takson njësoj, një familjar që ka shtëpinë e tij që jeton dhe një person që ka blerë, dy, tre apo katër shtëpi dhe i ka të mbyllura, boshe. Nëse ke një shtëpi që nuk jeton, mund të jetë normale, një emigrant vjen e përdor, nuk ka problem.
Një person që ka blerë tre apo katër shtëpi, ky duhet hetuar në radhë të parë. Taksoje, bëje me një taksë më të lartë, ai do detyrohet ta japë me qira. Duke e dhënë shtëpinë me qira, do ketë ofertë-kërkesë dhe do ulen qiratë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen