Avokati: Vrasja e Antonio Karafilit u manipulua nga mjekësia ligjore
Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.
Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen.
Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Avokati Arben Llangozi tha në emisionin ‘People’ në Euronews Albania se vrasja e 18-vjeçarit 7 vjet më parë është manipuluar nga mjekësia ligjore.
“Që në fillim kjo dosje është manipuluar, nuk është bërë autopsia për personin që ka ndërruar jetë dhe që këtu ka nisur manipulimi, sepse gjithmonë kur kemi një dyshim nuk regjistrohet vepra penale e shkaktimit të vetëvrasjes por dyshimi kalon te vepra më e rëndë që është vrasja dhe më pas, nëse provohet shkaktimi i vetëvrasjes duhet të kërkohej pushimi. Në fillim prokuroria ka vendosur mosfillim, por ka qenë gjyqtari Arben Lera që kërkoi vijimin e hetimit”, tha avokati.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar