Avokatja e re e Berishës, i biri i tij nxjerr fotot: Patronazhiste e Ramës

26 Tetor 2023 | 19:14

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, avokatët kryesisht nuk e morën përsipër mbrojtjen e Berishës.

Për këtë arsye gjykata caktoi si avokate kryesisht Valentina Todoresku, të cilës i biri i ish-kryeministrit i ka publikuar dy postime në Facebook.

Todoresku më herët ka publikuar në faqen e saj një foto të kryeministrit Rama teksa dhuron gjak, që për Shkëlzen Berishën është veprim patronazhistësh, ndërsa avokatja ka publikuar dhe një lajm në të cilin shkruhet se Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit.

“Gjykatësja e Ramës godet sërish! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës që para disa muajsh kërkonte arrestimin e Berishës,” – shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook, bashkëngjitur me dy postimet e avokates.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026