Azerbajxhani Airlines: Rrëzimi i avionit për shkak të “ndërhyrjes së jashtme fizike”
Azerbajxhani Airlines, avioni i së cilës u rrëzua në Kazakistan më 25 dhjetor, tha se një hetim paraprak zbuloi se tragjedia ndodhi “si rezultat i ndërhyrjes fizike dhe teknike të jashtme”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit AZERTAC.
Siç shkruante tashmë Euronews, burime nga qeveria e Azerbajxhanit zbulojnë se rezultatet paraprake të hetimit përcaktuan se sistemi rus kundërajror ka shumë të ngjarë të ketë dëmtuar rëndë avionin e pasagjerëve, dhe këtë e tregon një zyrtar tjetër amerikan për CNN.
Të paktën 38 nga 67 personat në bord vdiqën në përplasje, konfirmuan autoritetet kazake, duke përfshirë dy pilotë dhe një stjuardesë.
Rusia: Avioni u devijua për shkak të mjegullës së dendur dhe paralajmërimit të dronëve ukrainas
Mbikëqyrja ruse e aviacionit Rosaviatsia njoftoi sot se avioni u devijua nga destinacioni i tij fillestar në Grozny për shkak të mjegullës së dendur dhe një paralajmërimi për dronët ukrainas.
Siç shtohet, pas ndryshimit të destinacionit, kapitenit të avionit iu ofruan aeroporte të tjera për ulje, por ai zgjodhi Aktaun e Kazakistanit.
Federata Ruse njoftoi se do të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për hetuesit kazakë dhe azerbajxhanas.
Më herët sot, Azerbajxhani Airlines konfirmoi se kishte pezulluar fluturimet nga Baku në shtatë qytete ruse, por vazhdoi fluturimet e rregullta drejt qyteteve më të mëdha të Rusisë, përfshirë Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur