Azerbajxhan Airlines pezullon fluturimet në 7 qytete ruse pas rrëzimit të avionit

27 Dhjetor 2024 | 12:08

Azerbajxhan Airlines ka njoftuar pezullimin e fluturimeve në shtatë qytete ruse, një masë që vjen pas rrëzimit tragjik të një avioni të saj më 25 dhjetor në Kazakistan, gjatë një fluturimi me destinacion Grozny, Çeçeni. Lajmi është raportuar nga disa media ruse, duke përfshirë agjencinë Interfax.

Pavarësisht këtij pezullimi, linja ajrore ka konfirmuar se do të vazhdojë fluturimet në gjashtë qytete kryesore të Rusisë, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, një tjetër avion i Azerbajxhan Airlines, që ishte nisur për në qytetin rus Mineralnye Vody, u kthye në Baku. Kjo ndodhi pasi ekuipazhi u njoftua për mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në Rusinë jugore, sipas agjencisë TASS.

Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar ekskluzivisht për Euronews-in në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni. Sipas burimeve, raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente. Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.

Gjatë uljes, avioni shpërtheu në flakë duke shkaktuar vdekjen e 38 personave. 29 pasagjerë mbijetuan, ndërsa disa të plagosur janë ende nën kujdes intensiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026

Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush,...
09:30 | 02/07/2026