Azerbajxhani rihap ambasadën në Iran
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëri të ditur se ambasadori i saj dhe stafi tjetër i ambasadës janë kthyer në Teheran, një vit e gjysmë pas një sulmi vdekjeprurës në objektin e saj diplomatik atje.
Misioni diplomatik do të punojë në ambiente të reja dhe Irani “do t’i zbatojë hapat e duhur për të siguruar mbrojtjen diplomatike përpara ndërtesës së re”, tha ministria azerbajxhanase.
Bakuja e mbylli ambasadën dhe evakuoi stafin në fund të janarit të vitit 2023, pas një sulmi të armatosur në ndërtesë.
Sulmuesi vrau shefin e sigurisë së misionit dhe plagosi dy zyrtarë të tjerë të sigurisë.
I dyshuari u ndalua, u gjykua për një vit dhe, sipas Ministrisë së Drejtësisë në Iran, u dënua me vdekje.
Deri në mes të vitit të kaluar, tensionet mes Azerbajxhanit dhe Iranit ishin të larta.
Ato i shkaktuan stërvitjet ushtarake që po kryenin të dyja vendet pranë kufirit të njëra-tjetrës, shkruan REL.
Por, në fund të vitit të kaluar, zyrtarët e dy vendeve filluan të jepnin deklarata pozitive për njëri-tjetrin.
Për më tepër, këtë vit, forcat ushtarake të të dyja vendeve zhvilluan stërvitje të përbashkëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare