Azilantë dhe çobanë në SPAK, iu lakuan emrat në aferën e inceneratorëve

12 Korrik 2022 | 12:35

Këtë të martë po paraqiten në Prokurorinë e Posaçme emrat fiktivë që janë përmendur si pjesë e skemës korruptive të inceneratorëve, ku mes tyre ka azilantë, mbledhësh kanaçesh dhe çobanë.

Këta të fundit po paraqiten në SPAK për t’u interesuar se çfarë po ndodh, raporton Eni Ferhati.

Njëra prej tyre është Merita Hajdari, një e moshuar e cila së bashku me djemtë e saj, ka mbërritur këtë të martë në SPAK, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media.

Deri më tani nga kjo strukturë nuk ka patur reagim nëse ka nisur marrjen në pyetje të këtyre personave.

E moshuara tregon merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentat ku lakohet emri i saj.

Ditën e sotme me urdhër të SPAK është pezulluar aktiviteti  i kompanive të denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga Parlamenti ku u përballur me sulm nga protestuesit....
12:18 | 02/07/2026

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve,...
12:09 | 02/07/2026

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma...
11:56 | 02/07/2026