Babai i Klea Prengës flet me gazetarin Flori Gjini, ja çfarë i tha për vajzën…

2 Shtator 2024 | 18:05

Mhill Prenga, babai i Klea Prenga, e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha në një komunikim për emisionin People në Euronews Albania tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvijëzoi nuk është gati ta bëjë këtë.

Ai tregoi se goditja e dhunshme me shishe nga motrat Berisha i ka prekur nervin e buzës së sipërme të cilën e ka të mpirë, ndërsa kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojnë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme. Kërkoj dhe drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel atë”, është shprehur ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026