Babai mori fëmijën në krah dhe kërkoi ndihmë, detaje nga aksidenti në Vlorë
Një aksident me pasojë vdekjen e një 6-vjeçari ka ndodhur të martën rreth orës 04:45 në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Një familje sapo ishte kthyer nga Turqia dhe shkak i humbjes së kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit.
33-vjeçari ka dalë menjëherë nga makina bashkë me 6-vjeçarin që humbi jetën për të kërkuar ndihmë. Korrespondentja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj tha se ai pohoi se askush nuk e kishte ndihmuar.
Bashkëshortja e cila kishte ndenjur në makinë bashkë me 3-vjeçarin kishte telefonuar fillimisht të ëmën dhe më pas ambulancën.
Ka pasur një vonëse sa i takon lajmërimit të ngjarjes, tha Maçaj.
Ende nuk ka komunikim zyrtar nga policia që po heton ngjarjen. Nga spitali rajonal i Vlorës, raportohet se babai, mamaja dhe 3-vjeçari janë në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij