Babaramo ironi me Alimehmetin: Do të ta bëjnë si babait tënd

18 Tetor 2022 | 21:51

Gazetari Ilir Babaramo, ka ironizuar mjekun Ilir Alimehmeti, i cili është përfolur se mund të jetë kandidat i opozitës për Tiranën në zgjedhjet e 2023.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Babaramo tha se uron që Alimehmeti të mos i ngjajë të atit të cilit i kanë vjedhur votat.

“Nuk dua të hyj në emra. Unë uroj që ai mos t’i ngajë babait të tij që i vodhën votat. PD është e para që i ka vjedhur votat dhe pastaj ia kanë vjedhur, kjo është në ato maja rripa-rripa”- u shpreh ai.

Emrat më të përfolur nga e djatha si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, janë deputeti demokrat, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Fatbardh Kadilli dhe Gert Bogdani.

Ndërkohë ditën e djeshme, aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026