Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë

25 Qershor 2023 | 17:49

Babë e bir Bledi dhe Enis Ali, janë proceduar penalisht pasi dhunuan me sende të forta shtetasin Kristo Dhima 54-vjeç banues në Gjirokastër.

Policia bën me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026