Bagazhet e humbura, ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

20 Tetor 2021 | 16:32

Shpenzojmë shumë para në “Duty Free”, por pastaj harrojmë në avion ato që blejmë. Së bashku me celularët, qeset me mallrat e blera në dyqanet pa taksa të aeroporteve rezultojnë më të harruarat nga pasagjerët.

Përveç sendeve që mbahen me vete në kabinën e avionit , pasagjerët lenë pas dhe bagazhet.

Disa humbin rrugës, disa lihen qëllimisht… të gjitha vendosen në magazinat e
Lost and Found” në aeroporte.

Aeroporti i mban këto bagazhe për 1 vit e gjysmë. Pasi ka hequr prej tyre ushqimet, që në valixhet e shqiptarëve nuk mungojnë pothuajse asnjëherë.

“Disa prej valixheve u janë identifikuar të zotët dhe po presim që të vijnë t’i marrin”, shprehet Bledar Pula, agjent në “Lost and Found”.

Prej pandemisë disa prej valixheve i kanë mbajtur më shumë se 1 vit e gjysmë. Pas kalimit të këtij afati, aeroporti i Rinasit i ka dërguar për bamirësi në shtëpitë e fëmijëve apo dhe institucionet e kultit.

“Për valixhet që janë prej kohësh në magazinë do të bëhet një regjistrim final dhe do i dërgojmë për bamirësi”, thotë agjenti i aeroportit.

Këto këtu janë bagazhet e harruara apo humbura gjatë verës, nga pasagjerë që kanë udhëtuar me linja shqiptare. 

Aeroportet pas 5 ditësh tentativa për të kontaktuar më të zotët e tyre, i dërgojnë në zyrat qendrore të kompanive ajrore, në Itali, Austri, Greqi, Gjermani etj.

“Pas 5 ditësh merret kompania me bagazhet dhe klientët e saj”, shprehet Mustafa Bylyku, agjent i “Lost and Found”.

Mbi 97% të rasteve të vonesave apo harresave, të zotët i marrin bagazhet brenda 12-24 orëve, kryesisht me fluturimin e radhës së kompanisë ajrore.

“Ka raste kur nuk nisen fare dhe ia dërgojmë ne në destinacion ose kur i ka humbur shirit identifikues që ngelen këtu”, shton Bylyku.

Aeroportet e mëdha ndërkombëtare aplikojnë si praktikë nxjerrjen e bagazheve të pa tërhequra në ankand, madje dhe krijimin e qendrave të mëdha tregtare me sendet e vendosura Brenda tyre. Herën tjetër që udhëtoni, sigurohuni te vendosni elemente shtesë identifikimi brenda valixhes, ne rast se shiriti me emrin tuaj humbet gjate transporti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026