“Balkan Film Market”, kineastët e rajonit e Evropës në Tiranë

17 Dhjetor 2025 | 14:00

Tirana po mirëpret edicionin e nëntë të Balkan Film Market, një platformë rajonale që synon të lidhë industrinë audiovizuale të Ballkanit me tregun europian të filmit.

Nga 16 deri më 20 dhjetor, producentë, regjisorë dhe përfaqësues të institucioneve të filmit nga disa vende europiane janë mbledhur në kryeqytet për të prezantuar projekte, për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar bashkëpunime të reja.

Balkan Film Market fokusohet te projektet në zhvillim dhe talentet e reja, duke ofruar panele profesionale, takime rrjetëzimi dhe mundësi konkrete për financim dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

“Jemi si tre muskëtierët me njëri-tjetrin, që para 9 vitesh, kur vendosëm të çonim përpara së bashku këtë nismë dhe të organizonim edicionin e parë të Balkan Film Market në vitin 2016. Ia dolëm të sillnim emra të njohur të botës kinematografike nga Kana, Berlini, Roma dhe shumë vende të tjera evropiane dhe vende të tjera fqinje me ne”, tha Rafaela Rica, Themeluese e BFM.

Edhe këtë vit, një rol të rëndësishëm në market e kanë partneritetet ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimi me Italinë.

“Ky aktivitet ka lindur nga bashkëpunimi me Italinë dhe ka prodhuar projekte konkrete filmike mes vendeve të rajonit.  U kemi dhënë jetë 10 projekteve filmike, cikle serish televizive dhe shumë projekteve të përbashkëta. Tani është momenti të shohim të tjera bashkëpunime dhe të prodhojmë së bashku”, u shpreh Ilir Butka, Themelues i BFM.

Sipas organizatorëve, Balkan Film Market është kthyer në një pikë referimi për kinemanë ballkanase dhe një mundësi për tregun europian për të zbuluar talente të reja.

“Kjo është ajo kohë e vitit kur Tirana është plot me producentë, regjisorë dhe mendoj se e gjitha kjo është falë jush, sepse po bëni një punë të shkëlqyer. E di që këtë vit mbështetja nuk ishte e mjaftueshme, mbështetja nuk ishte ajo që meritoni për këtë ngjarje që organizoni çdo vit. Mendoj se tani Balkan film Market është një institucion për Shqipërinë dhe nuk ka nevojë të varet nga gjendja shpirtërore e një drejtori apo institucioni, por duhet të jetë i tillë, duhet të ketë mbështetjen e të gjithë komunitetit të regjisorëve shqiptarë dhe ballkanas. Kështu që mendoj se vitin tjetër kemi lajme të shkëlqyera”, tha Jonid Jorgji, Drejtor i QKK.

Këtë vit, rreth 90 për qind e pjesëmarrësve janë për herë të parë në market, ndërsa fokusi është vendosur te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit, 90% e njerëzve që vijnë si të ftuar në Balkan film market vijnë për herë të parë.  Kur filluam ne kishim rregullin e artë: kush vjen dy herë në Balkan film market dhe nuk prodhon një projekt nuk do të ftohet herën e tretë. Kështu, shumica e atyre që kthehen, vijnë sepse kanë prodhuar diçka. Këtë vit ne jemi fokusuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është qëllimi ynë, si dhe bashkëpunimet me Italinë”, u shpreh Andamion Murataj, Themelues i BFM.

Momenti kryesor i Balkan Film Market do të jetë më 19 dhjetor me PitchBalkan, ku projektet filmike do të prezantohen përballë producentëve dhe financuesve europianë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë

Thirrjet për masa më të forta mbrojtëse nga temperaturat ekstreme janë bërë më të zëshme në Gjermani, pasi fundjava me vapë rekorde ka shkaktuar probleme...
10:44 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026