Balkan Talks/Ambasadori Nesho: Maqedonia e Veriut është më pranë integrimit në BE se Shqipëria
Emisioni Balkan Talks do të ndalet tek një analizë e vitit 2020 në Ballkan dhe do përpiqet të shohë trendin e zhvillimit të disa prej shteteve kryesore të kësaj pjese të Evropës për vitin 2021.
Për të këtë temë do të flasë njëri prej njohësve më të mirë të politikës së jashtme, ambasadori Agim Nesho.
“Ballkani është gjithmonë prodhues i historive nga më të ndryshme, të cilat mund të prodhojnë edhe kriza në nivel botëror”, – rrëfen z. Nesho.
Ambasadori Nesho e nis bisedën duke folur për Kosovën dhe situatën e saj me Serbinë.
“Serbia propozoi një Serbi të madhe, Kroaci të madhe dhe njësoj edhe për Shqipërinë, por kjo do realizohej duke copëtuar Kosovën, gjë që nuk u lejua nga shtetet e mëdha evropian, të cilat e rrëzuan në Berlin në 2019. Kjo bëri që Kurti të fitonte zgjedhjet në tetor, pasi ai u mbështet të reciprociteti i Kosovës”, – thotë për Balkan Talks, ambasadori Nesho.
Një rëndësi të madhe në Ballkan ka politika që ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane. Zoti Nesho jep një opinion se si do vazhdojë politika e tyre e jashtme.
“Ka një qasje tjetër ndaj Beogradit, pavarësisht se në shumë qasje Beogradi shihet si një shtet me lidhje shumë të afërta si me Rusinë, ashtu dhe Kinën.
Perëndimi do një unitet brenda rajonit ndaj do e përkrahin Serbinë në integrimin në BE”, – shprehet z. Nesho.
Ballkani është fokusi kryesor i kësaj bisede dhe një shtet tjetër që ka pasur zhvillime të rëndësishme këtë vit në politikë është Mal i Zi.
“Kjo qeveri e re në Malin e Zi heq nga pushteti atë që është politika kryesore dhe problematike në Ballkanin Perëndimor; liderë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në pushtet dhe krijojnë klanin e tyre të bazuar në korrupsion. Mënyra si do vazhdojë qeverisja e re do të tregojë nëse Mali i Zi është i orientuar drejt BE-së apo Rusisë”, – thotë z. Nesho.
Në fund ai jep një mendim dhe për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut.
“Ato që ka realizuar qeveria e Shkupit shihet në mënyrë shumë pozitive dhe mendoj se çështja me Bullgarinë do zgjidhet shumë shpejt”, – shprehet Nesho.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë