Balkan Talks | Arbërie Nagavci: S’ekziston pengesë juridike për të pamundësuar kandidimin e Albin Kurtit
Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, por edhe pse zyrtarisht fushata elektorale nuk ka filluar akoma partitë politike janë në kontakte intensive me elektoratin në përpjekje për ta bindur atë të votojë për këto forca. Do të ndalemi tek forca politike që doli e para në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje e cila pretendon të dyfishojë rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zonja Arëbrie Nagavci e cila është një figurat kryesore të Vetëvendosjes do flasë në Balkan Talks për fushatën e kësaj force dhe aleancën me zonja Osmani.
Edhe pse shumë pranë zgjedhjeve Vetëvendosja po përballet me një problem tjetër KQZ-ja do vendos nëse zoti Kurti është i denjë për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por për zonjën Nagavci ky nuk është aspak problem.
“Realisht nuk ekziston një pengesë juridike për të pamundësuar kandidimin e zotit Kurtit dhe zonjës Haxhiu. Gjithë vështirësitë që po shfaqen janë për interesa politikë,” – shprehet nënkryetarja e parlamentit.
Zonja Nagavci jep arsyet se pse nuk qëndron mos kandidimi i zotit Kurti.
“Të dy kandidatët e Vetëvendosjes janë dënuar me kusht për shkak të gazit lotësjellës gjatë protestës. Kur është marrë vendimi për dënimin me kusht ka qenë në fuqi kodi penal sipas të cilit ata nuk mund të penalizoheshin me kandidimi për zgjedhje. Të gjithë juristët e dinë që kur ndryshon legjislacion mbahet në fuqi ligji që ka qenë kur është kryer vepra,” – thotë zonja Nagavci.
Edhe nëse KQZ vendos që zoti Kurit të mos kandidojë, Vetëvendosje do e ndjek çështjen në instanca të tjera.
“Ne do e çojmë te instanca pas KQZ-së dhe pastaj ankimimi në Gjykatën Supreme. Vepra është kryer në 2017 dhe të dy kanë kandiduar në zgjedhjet e 2019. Pra kjo bën një precedent penal,” – tha zonja Arbërie Nagavci.
Lexoni gjithashtu:
Balkan Talks | Premtimi i Haradinajt për bashkim kombëtar, Arbërie Nagavci: Deklaratë për fushatë
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve