English

Balkan Talks | Deputeti Fatmir Gjeka: Politika shqiptare është kompromentuar për sa i përket Malit të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mali i Zi e lë vitin 2020 me një qeveri të re, ku në postin e zëvendës kryeministrit është një shqiptar zoti Dritan Abazoviç. Për të folur për këto ngjarje dhe pozitat e shqiptarëve aty është një personalitet i spikatur i jetës politike dhe publike në Malin e Zi, zoti Fatmir Gjeka kryetar i partisë “Demokratike Shqiptare” dhe njëkohësisht deputeti shqiptar në parlamentin e Mali të Zi.

- Advertisement -

Viti 2020 nuk ka qenë një viti i zakonshëm edhe për zotin Gjeka dhe ai tregon arsyet për këtë në Balkan Talks.

“Ka filluar me situatën parazgjedhore me protestat dhe pastaj me pandeminë nuk ka qenë një situatë fort e mirë, por uroj që të kalojë dhe të normalizohet jeta siç e kemi pasur.Për jetën politike mendoj se do të vijë shpejt në rregull,” – shprehet zoti Gjeka.

Partia juaj në zgjedhjet e 30 gushtit garoi së bashku me dy parti të tjera, e cila sipas zotit Gjeka ishte një zgjedhje e duhur.

“Unë mendoj se përsa i përket listës sonë ka qenë mëse e qëlluar dhe rezultati jonë i ka kaluar parashikimet,” – rrëfen Fatmir Gjeka.

Zoti Gjeka jep një deklaratë të fortë duke thënë se politika shqiptar është kompromentuar edhe pse e kanë kuptuar pastaj gabimin, por është vonë sipas tij.

Pas zgjedhjeve partive të pakicave ju bë një kërkesë për të qenë pjesë e qeverisë, por partia e zotit Gjeka e refuzoi.

“Ne kemi mbajtur takime dhe kemi rënë dakort mos marrim pjesë. Kemi pasur takim edhe me Dritan Abazoviç, ku kemi paraqitur problemet tona dhe kemi qenë të gatshëm të përkrahim një qeverisje pakicë ku do të kishte udhëhqur Ura, megjithatë nuk e arritëm këtë,” – thotë deputeti shqiptar në Malin e Zi për Balkan Talks.

Qeveria e re ka filluar punën e saj në udhëheqjen e vendit, por zoti Gjeka shpreh rezerva për punën e tyre deri tani.

“Jam duke e përcjellë me shumë vëmendje, por jam me shumë rezerva dhe frikë, madje nuk do ishte mirë sikur “Ura”, mos të kishte sukses në këtë qeverisje. Për momentin kam shumë rezerva,” – tregon zoti Gjeka.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?