Balkan Talks/Drejtori i ‘Sbunker’, Maliqi: Pozita e presidentit është thelbi i fushatës
Menjëherë pasi u vendos që Kosova do shkonte në zgjedhje parlamentare, partitë politike në Kosovë publikuan listat me kandidatë, por znj. Donika Emini, drejtore e ‘Civikos’ shprehet se këto lista janë të brishta.
“Pushteti po shkon te Vetëvendosja dhe ka oportunizëm politik që ka njerëz që duan pushtet dhe ndërrojnë partitë politike. Te Vetëvendosja orientimi është i majtë dhe tani te lista ka dhe të djathtë, ekstremistë, pra njerëz që mbledhin vota. Kjo mund të sjellë një keqmenaxhimi të rritjes dhe kjo do sjellë vështirësi”, – thotë drejtore e ‘Civikos’.
Zonja Emini ndalet dhe te 50 ditët e qeverisjes së z. Kurti, të cilat ajo i quan një mësim për të.
“Ishin shumë pak ditë dhe Kurti mori një mësim, jo çdo gjë që është ndërtuar është e keqe. Komunikim i tij ishte shumë i keq se ka tendenca autoritare, por ka qenë në rrugë të mirë se filloi vettingun”, – shprehet znj. Emini.
Ndërkohë z. Agon Maliqi themelues dhe drejtues i platformës ‘Sbunker’ mendon se fushata tani po zhvillohet për pozicionin e presidentit.
“Mendoj që pozita e presidentit është thelbi i fushatës dhe të thellësia e fitores, pasi duhen 80 vota për presidentin.
Vetëvendosja nuk e arrin këtë numër vetë dhe do i duhet një koalicion me LDK-në ose PDK-në. Nëse kjo nuk arrihet, mund të shkojmë sërish në zgjedhje”, – shprehet drejtori i ‘Sbunker’.
Gazetari Franko Egro pyeti znj.Emini se si e sheh ajo një koalicion Vetëvendosje dhe AAK, dhe përgjigjja e saj ishte se janë një dyshe ‘e paparashikueshme’.
“Dyshe e paparashikueshme dhe të dy nuk kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët. Nuk mendoj se kombinimi ndihmon Kosovën”, – tha Znj. Emini.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve