Balkan Talks | Idro Seferi: Në këmbim të njohjes Serbia do t’i marrë Kosovës resurset energjetike
Emisioni Balkan Talks në Euroneës Albania duke pasur dy të ftuar që njohin shumë mirë realitetin politik në Serbi është ndalur dhe te situate politike aty dhe si shihet Kosova në Serbi tani.
“Deri tani Presidenti Vuçiç ka manovruar lirshëm për shkak se BE ka kriza të brendshme dhe integrimi i Serbisë në BE duket i largët dhe qytetarët nuk e shohin si diçka primare. BE nuk ka dëshmuar fuqi politikë për të ushtruar presion ndaj Serbisë dhe duhet të ndërhyjë ShBA, që ta përmbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe mos kenë vëmendjen në Ballkan,” – shprehet për Balkan Talks deputeti shqiptar në Serbi.
Gazetari Idro Seferi mendon se Serbia ka përgatitur terrenin që të fitojë diçka nga njohja e Kosovës.
“Nëse Be dhe Uashingtoni bëhen kompakt do ketë ndikim më të madh, por Vuçiç është pergatitur për të fituar diçka. Kososva duhet të ofrojë diçka dhe këtë e kanë thënë edhe senatorët amerikanë,” – tregon Idro Seferi.
Një çështje që është lënë shpesh herë pas dorë është Lugina e Preshevës nga politika në Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë fushatë zgjedhore të gjitha partitë në Kosovë kanë bërë premtime për këtë çështje.
“Është e hera e parë që gjitha paritë e përdorin temën e Preshëvës dhe mbetet të realizohet gjatë qeverisë stabile, e cila duhet ta shtrojë këtë me Serbinë. Ata e kanë të qartë që është momenti i fundit për të diskutuar këtë çështje dhe se marrëveshja nulk vlen pa shqiptarët e Luginës, Medvegjës dhe Bujanovcit,” – bën thirrje në Balkan Talks deputeti Kamberi.
Të njëjtin mendim ndan dhe gazetari Seferi.
“Mendoj që Lugina është përdorur si mjet për fushata, por ndihma në terren ka munguar. Nëse marrim ndihmat nga Shqipëria e Kosova arrijnë 1 milion euro, ndërsa Serbia jep më shumë për serbët e Kosovës. Çmimin e paguajnë shqiptarët në Luginë për mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës,” – rrëfen gazetari.
Lexoni gjithashtu:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë