Teuta Arifi: Numri i madh i partive shqiptare krijon probleme në RMV
Viti që lamë pas ka qenë një vit me ulje e ngritje për Maqedoninë e Veriut. Vendi fqinj u bë pjesë e NATO-s, por mori veto nga Bullgaria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Për të folur mbi këto ngjarje, pjesë e emisionit Balkan Talks ishte një prej figurave qendrore të jetës politike dhe publike atje, zonja Teuta Arifi, e cila drejton bashkinë e Tetovës.
“Mund ta përkufizoj si njërin nga vitet më të vështira edhe personal në kuptimin e punës. Një vit i cili kaloi në shenjën e pandemisë dhe shumë i vështirë. Shpresoj që viti i ardhshëm të japë rimëkëmbje si në kuptimin njerëzor, por edhe në kuptimet ekonomike dhe jetësore të vendit,” – rrëfeu zonja Arifi.
Në korrik u organizuan dhe zgjedhjet parlamentare dhe detyra e zonjës Arifi ishte të menaxhonte partinë ku është pjesë në rajonin e dytë më të madh të Maqedonisë së Veriut dhe ku ja doli me sukses.
“Unë kam qenë edhe udhëheqëse e fushatës të “Bashkimit Demokratik për Integrim” në Tetovë, ku kemi kaluar me një sukses shumë solid”,” – tregoi kryetarja Arifi.
Bashkimi Demokratik për Integrim shënoi një rënie në zgjedhjet të parafundit, por në zgjedhjet e korrikut pati një rritje të ndjeshme. Zonja Arifi tregoi se pse ndodhi kjo.
“Mendoj se zgjedhjet e vitit 2016 ishte një çmim që si parti politike e paguam sa i përket pozicionimit me VMRO-DPMN-e e cila shihej si një parti jo progresive dhe që mbante peng rrugën drejt Evropës së vendit,” – tha për Balkan Talks zonja Arifi.
Në Maqedoninë e Veriut ka një numër të madh të partive politike, që drejtohen nga shqiptarë. Arifi theksoi se nuk duhen kaq shumë parti politike.
“Partitë politike shqiptare në bazën e krijimit, formimit dhe funksionimin kanë çështjet shqiptare. Numri i madh i tyre më shumë se dy apo tre krijon më shumë probleme dhe pamundëson pozicionimin më të pafuqishëm për çështje jo vetëm etnike, por edhe të orientimeve politike të vendit”,” – tha ajo.
Së fundmi në parlament u miratua buxheti për vitin 2021, i cili nuk kishte një instrument për ndarjen e balancuar të tij, por qeveria e ka gjetur një zgjidhje për këtë.
“Domethënë në mungesë të një instrumenti zyrtar të ndarjes së balancuar të buxhetit, instrumenti
tjetër është mbështetja e komunave dhe rajoneve me projektet e tyre,” – përfundoi Arifi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4