Balkan Talks | Mimoza Lila: S’do ketë koalicion me partitë e tjera, por do ketë bisedime për presidentin

9 Mars 2021 | 17:49

Mimoza Kusari Lila aleate e Vetëvendosjes dhe kryetare e partisë Alternative tregon në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se si e sheh ajo këtë përudhë dhe se çfarë pritet nga qeveria e re e Kosovës.

“Kjo ka qenë bindja ime edhe në mars 2020 kur u votua rrëzimi i qeverisë Kurti 1, paritë që u rreshtuan në anën tjetër ishin të së kaluarës dhe ata tani nuk janë më pasi qytetarët e Kosovës i larguan ata dhe bën diferencën. Kjo fitore ka përgjegjësi se qytetarët e kanë pritur, që pas luftës apo pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,” – thotë kryetarja e Alternativës Mimoza Lila.

Znj. Lila mendon se më fitim e zgjedhjeve qytetarët treguan se çfarë nuk donin më dhe ato janë partitë e vjetra.

“Qytetarët e dinin çfarë nuk donin në aspektin e premtimeve dhe programi bazohet te shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomike, rritja e mirëqenies të cilat kanë munguar në të kaluarën. Ka qenë e qartë çfarë nuk duan dhe pritet të bëhet dhe vlerësimi i qeverisjes Kurti dhe aleatëve,” – shprehet Mimoza Kusari Lila.

Deputetja e ardhshme e parlamentit të Kosovës tregon për Balkan Talks në Euronews Albania se nuk e tremb fitorja e madhe se ata do realizojnë premtimet.

“Ndodh gjithmonë kur ka ndryshime të mëdha, ka deklarime të mëdha. Qytetarët kanë një shprehje se ata kanë ndryshuar partitë që i duruan për shumë vite dhe thonë se ne na sollën ata dhe ata na rrëzojnë. Ata duan rezultate konkrete. Mua nuk me tremb dhe jam e gëzuar që qeverisja nuk do kushtëzohet nga palët e tjera dhe s’ka arsyetime që mos realizojmë premtimet,” – rrëfen deputetja e ardhshme e parlamentit të Kosovës.

Znj.Lila shprehet se nuk do ketë koalicion qeverisës dhe se do bisedojnë me paritë e tjera për presidentin.

“Mendoj se hapësira për koalicione qeverisëse nuk ka, por për bashkëbisedim për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë dhe do fillojnë takimet dhe bisedimet me partitë e tjera,” – thotë znj. Kusari Lila

Për herë të parë në listën e dhjetë kandidatëve më të votuar janë katër gra dhe znj.Lila e sheh shumë pozitive këtë.

“Është bërë vite që flitet për rolin e grave dhe ka filluar ndër vite si proces dhe nuk është vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si sport. Për herë të parë ka katër gra në dhjetëshen e parë, që nëse mbledh votat bëjnë gjysmën e elektoratit,” – tregon deputetja.

Znj. Lila tregon dhe prioritete e qeverisë së re.

“Dialogu do jetë një ndër prioritet dhe do ketë mundësi që të menaxhojë sfidat brenda dhe jashtë si Serbia apo anëtarësimi në BE. Prioritet i vendosin qytetarët dhe ne shohim emergjencat dhe tani është pandemia dhe vaksinimi. Për dialogun ne mund të bëjmë përpjekje për raportet, por duhet edhe vullneti i Serbisë,” – shprehet znj.Lila.

Ndërsa për njohjen reciproke znj.Lila e sheh si diçka të pakthyeshme.  

“Çështja e njohjes duhet të jetë se është e pakthyeshme dhe duhet që Serbia ti ndal këto pengesa,” – tregon znj.Lila.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026