Balkan Talks | Premtimi i Haradinajt për bashkim kombëtar, Arbërie Nagavci: Deklaratë për fushatë
Partitë politikë në Kosovë publikuan listat me të cilat do marrin pjesë në zgjedhje. Në Listën e Vetëvendosjes tërhoqi vëmendje pjesëmarrje e zonjës Osmani, e cila ishte e dyta pas zotit Kurti. Zonja Nagavci tregon se pse u ndërmor kjo zgjedhje.
“Në fakt ne jemi aktivistë politikë dhe qëllimi i listës është maksimizimi i votës. Me zonjën Osmani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë legjislaturës të fundit, por edhe me parë. Elektorati do që të shohë zonjën Vjosa dhe Kurti që të garojnë bashkë në këto zgjedhje”,-rrëfen zonja Nagavci.
Gjatë intervistës së fundit në Balkan Talks zoti Haziri u shpreh se: Zonja Osmani se ka të lehtë me Vetëvendosjen pasi dhe ideologjikisht janë dy parti të ndryshme. Por për Arëbrie Nagavci kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Ndryshe nga LDK-ja që e do pushtetin për interesat e veta, LVV e synon për të qenë në shërbim të qytetarëve. Kemi bindje ideologjike të ndryshme, por në situatën në të cilën ndodhet Kosova duam të luftojmë korrupsionin dhe të kthejmë meritokaracinë në instancat shtetërore,” – shprehet zonja Nagavci.
Së fundmi zoti Enver Hoxhaj kryetari në detyrë i PDK-së kërkoi debati publik me zotin Kurti, i cili nuk pranoi dhe nënkryetarja e parlamentin tregon arsyet për Balkan Talks.
“Zoti Kurti ka qenë në çdo medium dhe elektorati i di të gjitha idetë apo qëllimet e tij nëse vjen në pushtet. Debati duhet të ishte mes vendit të dytë dhe të tretë sepse ne jemi forca e parë. Fakti që ne jemi forcë e parë dihet dhe është e dukshme që ne jemi fitues,” – thotë zonja Nagavci.
Në fund të intervistës gazetari Franko Egro e pyet nëse Haradinaj me deklaratën e tij për bashkimin kombëtar është duke u afruar me qasjen e Vetëvendesojes, zonjës Nagavci nuk i duket kështu.
“Në kohë fushatash ka deklarata të shumta dhe e gjitha bëhet për pushtet. Ju e dini që ne duam bashkimin kombëtar nëpërmjet një referendumi,” – shprehet zonja Nagavci.
Lexoni gjithashtu:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve