Balkan Talks/ Problemi me KQZ-në, drejtorja e platformës ‘Civikos’: Po rritet popullariteti i Albin Kurtit
Data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, 14 shkurti po afron më shpejtësi. Balkan Talks gjatë tre javëve ka sjellë zërat e drejtuesve kryesorë të forcave politike. Në emisionin e sotëm përcjell një pasqyrë të përgjithshme të realitetit politik dhe të perspektivës afatshkurtër të zhvillimit të tyre. Për këtë do të flasin dy hulumtues politikë, znj. Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës ndërkombëtare ‘Civikos’ dhe Z. Agon Maliqi themelues dhe drejtues i platformës ‘Sbunker’.
Kosova ditët e fundit është përfshirë në debate për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Znj. Emini i sheh përplasjet mes KQZ dhe përfaqësuesve të politikës deri diku si politike.
“Një gjë e cila vlen është që Vetëvendosjes do vazhdojë rrugën ligjore. Përfshirja e presidentes dhe zotit Konjufca është interpretuar si politike. Duke u marrë me këto probleme janë lënë pas gjëra të tjera dhe kjo ka ndihmuar zotin Kurtin që të fitojë popullaritet”, – tha Znj. Emini.
Zoti Maliqi mendon se më në fund po fiton logjika e institucioneve.
“Politika i ka futur institucionet në një krizë të thellë, por logjika e institucioneve ka fituar në këtë rast. Presion ndaj kryetares Daka ka qenë politike për të mos zbatuar ligjin. Partitë po mundohen të bëjnë presion mbi institucionet”, – shprehet z. Maliqi.
Pas kësaj situate të ndërlikuar ka ndërdyrë pesëshja e Kuintit, të cilët sipas znj. Emini kanë vepruar në kohën e duhur.
“Realisht deklarata më është dukur e balancuar. Kuinti ka qenë një ndërhyrje në momentin e duhur për të ndalur kërcënimet ndaj Dakës dhe për të siguruar zgjedhjet”, – thotë drejtorja e Civikos.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve