Balla: Berisha në borderotë e Kremlinit, deputetët e PD mos t’i shkojnë nga mbrapa
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin, Sali Berisha për lidhje me Rusinë, duke thënë se ai është në borderotë e Kremlinit.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Balla deklaroi se Berisha e kundërshton projektin për Portin e Durrësit, për interesa të Rusisë.
“Ky është momenti ku ju nuk duhet të vazhdoni t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut. Këtë këngë e ka nisur Saliu, ju nuk keni lidhje fare. Saliu, or mik, e ka mendjen në vend tjetër. Saliu është në borderotë e Kremlinit dhe natyrshëm që Kremlini nuk ka asnjë lloj interesi që në Shqipëri të zhvillohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku Kremlini mund të ketë interesat e veta. Hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi. Saliu e kundërshton këtë marrëveshje për arsye të tjera”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Rama për projektligjin për Portin e Durrësit: S’kemi kohë për të humbur
- Kuvendi miraton procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Nurellari: PD nuk mund të rinovohet pa reflektim, mbledhjet 20-minutëshe nuk e zgjidhin krizën
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë