Balla-Berishës: SPAK ka nisur procedimin për grabitjen e kompleksit ‘Partizani’

23 Qershor 2022 | 13:53

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për grabitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bala bëri me dije se Struktura e Posaçme (SPAK) ka filluar procedimin në lidhje me këtë çështje.

Balla paralajmëroi se nesër do të dërgojë të tjera dokumente në SPAK.

“Ky vodhi prona në mes të Tiranës, kompleksin “Partizani”. SPAK-u më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin dhe nesër do i çoj dokumenta shtesë sesi është vjedhur prona e kompleksit “Partizani”, sesi prona nuk i është kthyer pronarëve të vërtetë”, theksoi ai.

Deputeti socialist tha Berisha është grabitësi më i madh i pronave në vend dhe e konsideron të rëndë faktin se pas 31 vitesh, ai po u kërkon falje ish-pronarëve.

“Po fliste para pak minutash, një grabitës pronash i paimagjinueshëm. Ajo që është më e rënda, pas 31 vitesh ka ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë ish-pronarëve. Ky, që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. E ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash te Gjiri i Lalzit?”, u shpreh Balla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026