Balla flet pas daljes nga SPAK: Berisha përdori detyrën në dobi të dhëndrit

7 Qershor 2023 | 13:54

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas daljes në SPAK se ai ishte thirrur në organin e akuzës këtë të mërkurë në cilësin e personit që kishte dijeni mbi hetimet që po kryen mbi çështjen “Partizani”.

Balla u tregua tepër i rezervuar përballë gazetarëve, për shkak të sekretit hetimor. Ai nënvizoi se shpreson që drejtësia e re t’i shkojë deri në fund korrupsionit qeveritar në çështjen Partizani, ku sipas tij ish-kryeministri Berisha favorizoi dhëndërrin Jamarbër Malltezi.

“Unë kam qenë shpesh në këtë institucion si person që kam akuzuar persona në pushtet dhe kur kam qenë në opozitë dhe tani që jam në pozicionin e kryetarit të grupit parlamanetar. Shpresoj që drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Kam bindjen që nesër do të jem këtu përsëri, ku unë kam bërë një padi penale për Sali Berishën për deklarimet e tij. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet ta adresosh në SPAK ose GJKKO. Ju e keni bërë publik për çfarë kam qenë unë këtu dhe shpresoj që drejtësia t’i shkojë deri në fund. Në prej rasteve tipike në këtë vend, të përdorimit të detyrës shtetërore të vjehrrit në dobi të dhëndrit të shkojë deri në fund.

Jam thirrur si një person që ka dijeni dhe kam dhënë shpjegimet e mia për çështjen dhe nuk mund të jap më shumë detaje”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026