Balla nga Kuvendi: Të shpallim Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare prezantoi projekt rezolutën e propozuar nga socialistët në lidhje me Iranin. Balla u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
“Sot Kuvendi është ftuar të miratojë një rezolutë që lidhet me çështjet më të rëndësishme të rendit global dhe sigurisë, lufta ndaj terrorizmit dhe përgjegjësia e shteteve që e mbështesin. Terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik. Godet civilët, institucionet dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar rendi.
Lufta ndaj terrorizmit, është betejë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Shqipëria mbetet një shtet i qartë dhe i pa lëkundur në këtë luftë duke zgjedhur anën e shtetit të së drejtës. Sulmi i rëndë i vitit 2022 ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ishte një nga episodet agresive ndaj një shteti sovran. Tentoi të dëmtonte funksionimin e institucioneve.
Shumë përpjekje janë parandaluar dhe zbuluar në kohë. Pak ditë më parë përsëri Kuvendi i Shqipërisë ishte shënjestër e një sulmi të ri kibernetik. Këto janë akte të mirëfillta armiqësore. Rezoluta për të cilën ftohemi ta diskutojmë synojnë të adresojë këtë realitet. Synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes së agresionit. Të shpallim Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste”, u shpreh se Balla.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës