Balla përplaset me Bardhin në Kuvend, i kujton trazirat në selinë e PD-së

27 Janar 2026 | 13:56

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend pati një përplasje me Kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për rolin e Policisë së Shtetit në protestën që PD organizoi të shtunën.

Ai i ka kujtuar opozitës 8 janarin 2022, ndërsa personat që sulmuan efektivët dhe Kryeministrinë, i quajti “Chuck Norris dhe lapangjozë”.

“Për sa i përket Policisë së Shtetit, ajo meriton respekt për detyrën që ka bërë në mbrojtje të institucioneve. Thirrja ime për ju, deputetët e PD-së, është që të mbështesni punonjësit e Policisë së Shtetit, ata që kryejnë punën e tyre çdo ditë. Çdo formë dhune ndaj institucioneve, si ato breshëri ku njëri kishte mbuluar kokën dhe i dukej vetja si Chuck Norris duke qëlluar Kryeministrinë, është një gjë bajate dhe nuk përfaqëson urrejtjen e qytetarëve. Ishin disa persona me fytyra të mbuluara, të cilët kishin marrë urdhra për të goditur institucionet dhe këta lapanjozë duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka parti politike që i merr në mbrojtje, sepse ju dhe dikush tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet duhet të mbani përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve. Kjo parti politike, bashkë me një matuf, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj frymëzimi dhe bëheni qesharakë këtu. Gjatë janarit është mirë të mos përdorni fjalën protestë e dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari 2022 ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa të tjerëve prej jush në këtë sallë. Ti ke qenë ai që ke bërë kallëzimin për këta 18 persona që përmenda unë. Ke bërë kallëzim për Belind Këlliçin dhe Edmond Spahon për Kongresin e vitit 2021. Unë jam ai që jam, ndërsa ti duhet të mbash përgjegjësi për çfarë mban para dhe çfarë mban mbrapa, sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e tyre dhe për gjithçka që firmosin”, u shpreh Balla.

Ndërkohë, kujtojmë që katër vite më parë, më 8 janar 2022, Partia Demokratike me grupimin “Foltore”, i drejtuar nga Sali Berisha, sulmoi me dhunë selinë qendrore të Partia Demokratike në Tiranë, me synimin për ta marrë nën kontroll.

Nga ana tjetër, grupimi zyrtar i PD-së, i drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, reagoi duke u mbyllur brenda godinës, duke blinduar dyer e dritare dhe duke kundërshtuar hyrjen e protestuesve, ndërsa në ambientet e selisë zhvillohej një mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026