Balla takim me kreun e Antimafias, në fokus grupet e kokainës dhe të ardhurat e tyre

14 Shkurt 2024 | 14:24

Gjatë vizitës në Romë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla takoi drejtuesin e Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit, Giovanni Melillo. Qëllimi i takimit ishte nisja e një fazë të re bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit.  Palët kanë rënë dakord për detajimin e një memorandumi për evidentimin e grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Na duhet të identifikojmë rrjete kriminale, ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogës kryesisht nga Amerika Latine drejtë Europës, por dhe mënyrën sesi përfshihen grupet kriminale shqiptare në rrjetet e trafikut të narkotikëve në Europë, me parimin e ndjekjes së parasë për të kuptuar sesi parat e përfituara nga trafiqet investohen tashmë edhe në vende të tjera”, tha ministri për mediat pas takimit.

Ai iu referua eksperiencës së mirë të Prokurorisë Kombëtare Antimafia, e cila sipas Ballës, do t’i shërbejë palës shqiptare sa i përket negocimit të një marrëveshje ekstradimesh me Emiratet e Bashkuara, për ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

“Memorandumi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona synon pikërisht krijimin e një harte, do ta quaja unë, të aktiviteteve të grupeve kriminale me qëllim goditjen e tyre dhe në këtë aspekt nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes një element tjetër, pra kjo është një prokurori kombëtare edhe sa i përket antiterrorizmit ku i ka kaluar edhe përgjegjësia e luftës kundër krimeve kibernetike”, nënvizoi ministri.

Prokuroria Kombëtare Antimafia do të ketë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Policinë Shqiptare.

“Objektivi im themelor mbetet, rritja e besimit të partnerëve tek policia shqiptare. Kështu që do ta shfrytëzojmë këtë bashkëpunim, duke e detajuar atë në ditët në vijim në aspekte të veçanta. Besoj sikurse e ndoqët, në takim kishte edhe prokurorë nga distriktet e ndryshme italiane, ku na duhet të ulemi me secilin prej tyre për të vijuar këtë luftë të përbashkët, ku fokusi kryesor mbetet lufta kundër rrjeteve të trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh ai.

Pjesë e diskutimit të dy zyrtarëve të lartë ishte ajo që lidhet me të ardhurat e krijuara nga aktivitetet kriminale.

“Kemi diskutuar në mënyrë të detajuar për eksperiencën tepër të rëndësishme që ka Italia, në mënyrën e administrimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht nga mafia, por edhe nga aktivitete të tjera të paligjshme. Kështu që mendoj, sikurse Italia ka bërë në këtë drejtim, edhe Shqipëria nuk ka se pse të shpikë një model të vetin. Por gjëja e parë është, asnjë prej këtyre pasurive nuk mund të shitet apo të nxirret në privatizim sepse rreziku është gjithmonë eminent që këto prona të rikthehen te ish-poseduesit e tyre”, nënvizoi Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026