Balla: Të gatshëm për bisedime me opozitën para datës 4 maj
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i gatshëm për të biseduar me 3 grupet parlamentare të opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri, përpara zhvillimit të konferencës së kryetarëve më 4 maj.
Gjatë një komunikimi me gazetarët nga selia rozë, Balla tha se nëse nuk ka një dakordësi midis grupeve parlamentare të opozitës, do të negociohet me secilën prej tyre.
“Përpara konferencës së kryetarëve më 4 maj, jemi të gatshëm të ulemi me opozitën në çdo moment. Për sa kohë nuk ka një dakordësi ndërmjet palëve të opozitës, ne do të negociojmë me secilin prej grupeve parlamentare të opozitës, Alibeaj, Doda apo Mediu. Nëse do kenë dakordësinë për të ardhur së bashku janë të mirëpritur”, tha Balla.
Ai nënvizoi se mazhoranca nuk ka dëshirë që të zgjedhje një president me votat e saj, por kërkon një proces ku të ketë konsensus sa më të gjerë.
LEXONI GJITHASHTU
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion