Balla viziton efektiven e aksidentuar: Shoferët të respektojnë rregullat

9 Gusht 2023 | 15:54

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot në Spitalin e Traumës efektiven e Policisë Rrugore, Arta Shurbi.

Kjo e fundit u plagos paraditen e së mërkurës si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në Vorë.

Ndërsa tha se gjendja e Shurbit është e stabilizuar, Balla bëri thirrje që të gjithë shoferët të jenë  të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Dua t’i bëj një apel publikut, kemi nevojë edhe për mbështetjen e mirëkuptimin tuaj! Punonjësit e Policisë janë aty për t’u kujdesur për sigurinë rrugore. E ndaj, apeli ndaj atyre që janë në timon është që ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, limitet e shpejtësisë e të gjitha parashikimet që ka Kodi Rrugor. Jemi aty jo për të vendosur gjoba, por për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë në timon që të respektojnë normat dhe kërkesat e Kodit Rrugor,” – u shpreh ai.

Ministri tregoi se Shurbi ka qenë në atë zonë sepse ka ndodhur një aksident, më pas ka ardhur një mjet tjetër që e ka aksidentuar dhe atë vet.

Balla theksoi se fokusi i tyre, ndër të tjera është dhe te kujdesi për çdo punonjës policie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026