Balluku e Manastirliu filmohen aty ku opozita diskuton kandidatin për Tiranën

27 Shtator 2025 | 12:41

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kandidatja e socialistëve për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ndodheshin këtë të shtunë në të njëjtin ambient ku opozita po zhvillonte një takim për të zgjedhur kandidatin e saj për kryeqytetin.

Kamerat kapën momentin kur rastësia bëri që në të njëjtin ambient në Rogner të ndodheshin dhe socialistët dhe demokratët duke bërë përgatitjet për garën e Tiranës.

Sipas burimeve nga takimi i opozitës, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan bisedime me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, për të diskutuar emrin e kandidatit të mundshëm për Bashkinë e Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Manastirliu sqaroi se qëndrimi i saj në Rogner ishte pjesë e një takimi për fuqizimin e grave dhe vajzave, duke deklaruar: “Ishim në një takim për fuqizimin e grave dhe vajzave”.

Ndërkohë, zv.kryeministrja Balluku, e cila drejton fushatën e PS-së në Tiranë, u shpreh: “Shumë mirë, ne e kemi kandidatin e Tiranës. Suksese për ata të PD, pasi ata janë dhe të zotët shumë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026