Balluku inspektim në aksin Ura e Cerenecit – Peshkopi: Shkurton distancën me 2,5 km
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për segmentin rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi, e shoqëruar edhe nga Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Dirës, Rahim Spahiu.
Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj.
Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi.
“Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.
Drejtori Gjyli, teksa bëri një prezantim të punimeve të kryera në këtë kantier, tha se me përfundimin e gërmimeve nuk parashikohet që të ketë më problematika të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e punimeve.
“Aktualisht kanë përfunduar 2 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, binder. Gjithashtu me veprat e artit po ecet mirë. Dy urat që ka kjo vepër janë pothuajse drejt përfundimit. Ura 29 metra ka përfunduar dhe soleta, ndërsa për urën 18 metra janë duke u përgatitur trarët”, bëri të ditur ai.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Spahiu tha se falë investimeve, veçanërisht në infrastrukturë, e gjithë Dibra po merr një zhvillim të madh, ndërsa afërsia tashmë me Tiranën e ka kthyer zonën në një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.
Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit
Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun
Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake
- 17:54 Greqia raporton gjashtë shkelje të hapësirës ajrore nga avionët turq në Egje, dy F-16 ishin të armatosur
- 17:51 Gana apelon vendimin e Kanadasë për refuzimin e vizës së Partey për Kupën e Botës
- 17:45 Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës
- 17:43 Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit
- 17:34 Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, vendos 162 sanksione të reja kundër Rusisë
- 17:27 Raporti: Mediat sociale, burimi kryesor i lajmeve në botë të nxitura nga të rinjtë dhe inteligjenca artificiale