Balluku inspektim në Vlorë: Kontrolle bizneseve pranë plazheve, shkak ndotja e detit
Zëvendës-kryeministrja, Belinda Balluku, ka kryer një inspektim këtë të enjte, në zonën e Rradhimës për zbatimi e aktit normativ numër 8 që ka qëllim përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra të detit.
Ajo tha se rritja e numrit të turistëve pati një impakt negativ në pastërtinë e ujërave larës. Sipas saj kjo ishte e pritshme për qeverinë prandaj kanë krijuar 5 grupe për kontrollin e bizneseve që operojnë pranë ujërave të detit.
“Nga raporti i fundit kemi parë që numri i shtuar i vizitorëve të vitit të kaluar ka ndikuar në uljen e përqindjes së ujërave larës të kualifikuar si të shkëlqyera, gjë të cilën ne e kishim planifikuar dhe pse raporti nuk kishte dal akoma pasi kishim indiciet e para, pasi kemi kuptuar që ai numër i shtuar i turistëve vitin e kaluar duhet të kishte dhe një impakt.
Bazuar në aktin normativ ne kemi nisur prej kohësh punën për të vendosur një rregull i cili ka të bëjë me të gjithë industrinë e turizmit jo vetëm atë të hotelerisë.
Përmes 5 grupeve që kemi në teren jemi duke kryer kontrolle të vazhdueshme për të implementuar kërkesat e këtij akti normativ, i cili ka qëllim marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, tha Balluku.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë