Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Loti 3, përfundon në mars 2025

11 Tetor 2023 | 13:22

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të mërkurë punimet në kantierin e segmentit numër 3 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku bëri me dije se problemi i financimit për këtë aks është tejkaluar tashmë dhe po puna po ecën ashtu siç duhet në të tre kantieret, pavarësisht vështirësive gjeologjike.

“Ka shumë rëndësi që të tre kantieret po ecin ashtu siç duhet. Fakti që financimi tashmë është zgjidhur, ka kaluar të gjitha etapat edhe aprovimin e parlamentit do të thotë që nuk e kemi pengesën financiare. Sigurisht gjeologjia këtu do të vazhdojë të jetë sfiduese, pasi duket edhe vetë gjatë punës në këtë kantier, por fakti që në dy lotet e tjera ne kemi ecur me hapa të qëndrueshëm, se nuk është rasti për të thënë këtu me hapa të shpejtë, tregon që problematikat arrijnë të mitigohen”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se sa kontratat parashikojnë edhe afatin e përfundimit të kësaj vepre, duke theksuar se edhe në këtë projekt, ashtu sikundër në projektet e tjera infrastrukturore, synimi është përfundimi i tyre para afatit.

“Kantieri i segmentit të tretë ka filluar nga puna dhe njëherë dhe tashmë me hapa të shpejtë pasi parashikohet që ky segment të dorëzohet në muajin mars 2025. Ndërkohë që dy segmentet e tjera, segmenti i parë dhe segmenti i dytë që ndodhen në një ecuri mbi 75% parashikohen që të dorëzohen në dhjetor të 2024”, u shpreh Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026